Hyn në fuqi “pasaporta e gjelbër” në Itali!

Written by on 07/08/2021

Në Itali hyri në zbatim dekreti i qeverisë që detyron qytetarët të paraqesin certifikatën e imunitetit. Prej ditës së djeshme, pasaporta e gjelbër do të duhet për të hyrë në muze, shfaqje, për të frekuentuar pishina, palestra e aktivitete të tjera në ambiente të mbyllura. Skanimi i barkodit që vërteton vaksinimin anti-covid ose rezultatin negativ, do të bëhet në bare dhe restorante në ambiente të mbyllura, për spektakle me publik si dhe evente të tjera sportive dhe kulturore.

Nga shtatori pritet që aplikimi i Green Pass të zgjerohet më tej edhe në udhëtimet me trena, autobusë dhe avionë./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist