Hyn në fuqi marrëveshja për reciprocitetin e targave Kosovë-Serbi

Written by on 04/10/2021

Nga dita e sotme hyn në fuqi marrëveshja për reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të thotë se nga kjo e hënë do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Ndërkohë më 21 tetor parashikohet që do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist