Greqia/ Masa të ashpra në një prej ishujve më të vizituar nga turistët!

Written by on 19/07/2021

Një prej ishujve më të vizituar të Greqisë nga turistët, tani do t’i nënshtrohet orës policore. Bëhet fjalë për Mykonos i cili do të jetë i izoluar nga ora 1 pas mesnate deri në orën 6 të mëngjesit. Përjashtim do të bëjnë personat që u duhet të lëvizin në këtë orar për të shkuar dhe ardhur nga puna si dhe për të shkuar në spital.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, autoritetet kanë vendosur edhe ndalimin e muzikës në baret dhe restorantet e Mykonos-it. Kufizimet do të jenë në fuqi deri më 26 korrik./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist