Greqia ka mirëpritur mbi 6 milionë turistë deri më tani!

Written by on 03/09/2021

Ndërsa sezoni veror po përfundon, ministri grek i turizmit, Haris Theocharis, ka vlerësuar performancën e vendit gjatë sezonit dhe theksoi se vendi ka mirëpritur më shumë se gjashtë milionë turistë këtë vit. Sipas Theocharis, vetëm në korrik dhe gusht, vendi pritet të tejkalojë nivelin prej dy milionë vizitorësh, e cila nuk ka ndodhur që nga viti 2019, para se të godiste pandemia COVID-19.

“ Në korrik, për herë të parë, vendi ynë tejkaloi vetë Francën si një destinacion i preferuar për francezët. Kjo do të thotë, francezët udhëtuan më shumë në Greqi sesa në vendin e tyre. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, “tha Theocharis./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist