Greqia arrin objektivin për 2021, rikuperon 50% të të ardhurave nga turizmi!

Written by on 06/11/2021

Greqia e arriti objektivin e saj për vitin 2021 duke rikuperuar 50 për qind të të ardhurave nga turizmi para pandemisë, tha ministri i Turizmit Vassilis Kikilias. Duke folur së fundmi në televizionin SKAI, ministri shtoi se ardhjet ndërkombëtare në shtator rikuperuan pothuajse 75 për qind të niveleve të vitit 2019 për të njëjtin muaj.

Kikilias tha se strategjia e re është shfrytëzimi i periudhave të pushimeve në tregjet kryesore duke përfshirë ato të Izraelit, Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist