Groenlanda në shitje?!

Written by on 17/08/2019

Groenlanda e ka shprehur hapur se nuk është e gatshme për shitje, pas raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump  ka diskutuar privatisht për të blerë ishullin më të madh në botë. Ne jemi të hapur për biznes por jo për shitje kanë thënë burimet zyrtare nga ishulli. Sipas prestigjozes “Wall Street Journal” në sytë e presidentit amerikan ishulli është një pikë strategjike e vyer në gjeopolitikën dhe në dinamikat ekonomike , sidomos tani që shkrirja e akujve po hap rrugë të reja.Shpesh si formë batute presidenti Trump e ka shfaqur mundësinë për të blerë Groenlandën . Ndërkohë reagimet e Danimarkës nuk kanë qenë pozitive, duke e quajtur idenë krejtësisht qesharake.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist