Gati për Panairin e Librit? Surprizat që rezervon kjo ngjarje e rëndësishme kulturore

Written by on 12/11/2021

Nga data 17 deri më 21 nëntor do të zhvillohet Panairi i Librit. Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit panairi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Gjithsej do të jenë 90 shtëpi botuese ndërsa mësohet se ka edhe shumë tituj të rinj, botime të cilat për herë të parë do të bëhen publike tek panairi.

Një hapësirë e veçantë do t’i kushtohet krijuesve dhe përkthyesve të rinj.  Pavarësisht se nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo tampon për hyrjen në panair, grumbullimet e mëdha do të jenë të ndaluara./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist