Franca pret 50 milionë turistë të huaj këtë verë

Written by on 02/08/2021

Turizmi në Francë po ringrihet kundrejt vitit të kaluar, kur pandemia mbylli kufijtë. Franca pret 50 milionë turistë të huaj këtë verë, nga 35 milionë përgjatë vitit të kaluar. Turistët evropianë janë rikthyer fuqishëm, ndërsa përjashtim bëjnë ata nga Britania.

Kjo pasi qeveria Britanike kërkon një izolim 14-ditor pas kthimit nga Franca, tha ministri i Turizmit Jean-Baptiste Lemoyne. “Mënyra më e mirë për të siguruar një sezon të fortë turistik është që të gjithë të vaksinohen” shprehet ai./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist