Festa që doli jashtë parashikimeve

Written by on 20/08/2019

“Festa e Birrës” në qytetin e Korçës ka mbyllur siparin ditën e diel. Qyteti për disa ditë me radhë u shndërrua në hapësirë masive të shesheve të tejmbushura, hoteleve e hosteleve të prenotuara nga turistë vendas e të huaj . Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka theksuar se ajo që po ndodh është shndërrimi i një feste lokale në traditë që sjell më shumë turistë në qytet.   Sipas ministrit shndërrimi i kësaj feste në traditë është përpjekje që do të shtrihet në të gjitha qytetet. Cilësuar si eventi më i madh festiv në vend, “Festa e Birrës” mbledh çdo ditë mijëra njerëz për të shijuar aromën e mrekullueshme të birrës së freskët.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist