Emigracioni, skenar pesimist për popullsinë!

Written by on 15/07/2019

Parashikimet e fundit të Bankës Botërore, tregojnë se së paku deri në vitin 2050, shqiptarët që do të emgigrojnë do të jenë në nivele më të larta se ata që zgjedhin të rikthehen për të jetuar në Shqipëri. Nëse emigracioni neto vazhdon në këto ritme, Shqipëria pritet të tkurret me shpejtësi. Skenari pesimist i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tregon se në vitin 2100, popullsia e vendit tonë do të shkojë në 860 mijë banorë. Nga ana tjetër nëse normat e fertiliteti ecin në hapa normalë, dhe emgracioni shkon në zero, në të njëjtën periudhë popullsia do të jetë 2 milion e 800 mijë banorë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist