Disa ditë para Krishtlindjeve, Londra duket si një qytet fantazmë!

Written by on 22/12/2020

Fotografitë paraqesin një pamje të zymtë të Londrës ndërsa rrugët qëndrojnë bosh vetëm disa ditë para Krishtlindjeve. Sezoni festiv zakonisht do të ishte në aktivitet të plotë me familjet që bënin pazaret e minutës së fundit, por pamjet nga DailyMail tregojnë për një kryeqytet të shkretë, me grila, qepena dhe dyqane mbyllur. Boris Johnson vendosi një raund të ri të ashpër kufizimesh në Londër duke zhytur më shumë se 16 milionë njerëz në bllokim. Festimet për Krishtlindje janë anulluar ndërkohë që rastet e reja të mutacionit të koronavirusit kanë detyruar me mijëra njerëz të qendrojnë në shtëpitë e tyre. Mbyllja e kufijve të Evropës dhe bizneset që po përballen me shkatërrim para Vitit të Ri, shënojnë një kapitull të vështirë për londinezët”, raporton prestigjiozja britanike Daily Mail.


Current track

Title

Artist