DhërmIU gati për sezonin turistik

Written by on 23/03/2019

Shëtitorja e re në Dhërmi, fshatin me një bukuri madhështore pranë Jonit ka përfunduar, ndërsa janë drejt përfundimit edhe hapësirat e reja urbane e vendparkimet.

Kjo shëtitore do ta transformojë plazhin e Dhërmiut në një destinacion akoma më të kërkuar nga turistët.

Investimi i qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po ecën me ritme të shpejta.

Dhërmiu, i shtrirë buzë detit Jon, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, ka një bukuri madhështore. Dhërmiu gjendet në fund të një plazhi më shumë se pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon në një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tri lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagjja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku – lagjja e dytë dhe Dhërmiu – lagjja e tretë dhe më e madhja, e cila i ka dhënë edhe emrin fshatit.

Fshati i Dhërmiut ndodhet 52 km në jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti, Tirana. Nga ana administrative, Dhërmiu bën pjesë në bashkinë e Himarës!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist