Ç’po ndodh me ekonomitë botërore?!

Written by on 15/08/2019

Pesë ekonomitë  të rëndësishme në botë janë në prag recesioni. Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është tkurrur në tremujorin e dytë të vitit, ndërkohë që Italia ështe rreshtuar në të njëjtën listë.Të dhënat kanë treguar se ekonomia e katërt më e madhe në botë, ajo gjermane po ecën drejt skajit të recesionit .Duke kaluar oqeanin, Meksika ka deklaruar në tremujorin e parë se ka ekonomia  e saj është zhytur në grackën e recesionit, dhe në të njëjtën gjendje duket se është edhe ekonomia braziliane. Ekspertët e ekonomisë kanë deklaruar se ekonomia globale është në rrezik, përfshirë edhe ekonomitë e fuqishme siç janë ajo kineze dhe amerikane. Parashikimet globale kanë pësuar rëniet më të mëdha që prej vitit 2009. Nga ana tjetër banka  e Amerikës ka deklaruar se ekonomia amerikane e ka parashikuar një recesion në 12 muajt e ardhshëm. Shkaqet e kësaj gjendjeje kaotike në ekonomi duket se kryesohen nga konfirmimet e mundshme të daljes së Britanisë nga BE, kriza mes Kinës dhe Amerikës dhe rritja e papunësisë në shifra të mëdha.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist