Celular në timon?! Ja si do të ndëshkoheni!

Written by on 19/08/2019

Përdorimi i celularit ndërkohë që jeni duke drejtuar makinën është një vrasës i heshtur jo vetëm në vendin tonë por edhe në Europë dhe SHBA. Sipas drejtorit të Policisë Rrugore po punohet për të propozuar norma të reja të barabarta me “drejtimin në efektin e alkoolit”. Norma është “drejtimi në efektin e celularit”, propozuar në SHBA para një viti. Autoritetet rrugore propozojnë implementimin e një pengese administrative për të frenuar drejtuesit në përdorimin e celularit ndërkohë që janë duke i dhënë makinës. Sipas tyre duhet marrë në konsideratë shembulli i Italisë e cila pezullon lejen e drejtmit nga 1 deri në 3 muaj.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist