Cekia e interesuar per rritjen e bashkepunimit ne turizem me Shqiperine!

Written by on 19/02/2019

Ambasadori i Shqiperise ne Ceki  se bashku me ministrin e turizmit dhe mjedisit te vendit zhvilluan nje takim me ministren e Zhvillimit Rajonal ne Ceki  ne vijim te vizites qe pala shqiptare beri se fundmi ne Prage. Qellimi i takimit ishte te ndiqet vijueshmeria e çeshtjeve te ngritura ne takimin ne mes dy ministrave, rreth nje muaj me pare. Bashkebiseduesit diskutuan mbi potencialet e investimeve çeke ne fushen e turizmit, si dhe mbi krijimin e hapesirave te reja te bashkepunimit ne kete fushe. Gjithashtu u diskutua dhe per trajnimet e ndryshme qe mund te ofrohen nga pala çeke per guidat turistike dhe shoqatat e agjencive te udhetimeve; mbi mundesine e promovimit te produkteve shqiptare te kulinarise dhe traditave kulturore ne mjedise te vena ne dispozicion nga te dyja ministrite; si dhe mbi mundesine e mbulimit me fluturim direkt Prage–Tirane, per nje periudhe me te gjate kohore, dhe jo vetem per sezonin veror. Me date 21 shkurt Praga do te prese edhe panairin nderkombetar te turizmit Holiday World ku do te krijohet mundesia e bashkepunimit te operatoreve turistike me tej mes dy vendeve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist