“Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen”! Adoleshentja që u përball me presidentin amerikan!

Written by on 24/09/2019

Në New York, në pallatin e OKB-së , liderët botërore kanë diskutuar për krizën klimatike.Mes tyre ka qenë e pranishme edhe 16 vjeçarja suedeze Greta Thunberg, e cila është cilësuar si fytyra e vërtetë e samitit. Ajo ka qortuar liderët botërorë duke thënë se njerëzit vuajnë nga ngrohja globale,si dhe udhëheqësit kanë vetëm fjalë boshe. “Shkenca ka qenë e qartë për 30 vite por ju nuk po bëni aq sa duhet. Kjo është e gabuar. Unë nuk duhet të isha këtu, duhet të isha në shkollë përtej oqeanit. Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen”, kanë qenë fjalët përmbyllëse të adoleshentes.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist