Berat/30.000 turistë vizituan qytetin gjatë korrikut

Written by on 03/08/2021

Gjatë muajit korrik Beratin e vizituan rreth 30.034 vizitorë. Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Berat, Eugen Kallfani, edhe pse shifrat janë larg nga ato të vitit 2019, fluksi i vizitorëve vazhdon.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor vitet e fundit. Turistët që dominojnë janë nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist