BE heq Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë nga lista e vendeve të sigurta epidemiologjikisht/ Shqipëria vijon të mbetet në zonën jeshile.

Written by on 31/08/2021

Këshilli i Bashkimit Evropian ka hequr Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Libanin nga lista e vendeve të treta të sigurta epidemiologjikisht pas një rritje të numrit të infeksioneve të COVID-19 të regjistruara kohët e fundit në këto territore. Prandaj, vendimi i fundit do të thotë që qytetarët nga këto territore do t’u nënshtrohen ndalimeve të hyrjes kur planifikojnë të shkojnë në 27 Shtetet Anëtare të BE-së ndërsa udhëtimet për qëllime jo thelbësore, përfshirë turizmin, janë të ndaluara.

Shqipëria, ende vijon të jetë pjesë në listën e vendeve të treta të sigurta epidemiologjikisht edhe pse së fundmi kemi pasur një rritje të ndjeshme të rasteve aktive me Covid-19.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist