Arrihet marreveshja per piken kufitare Shqiperi – Kosove!
Written by rt on 17/04/2019
Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi marrëveshjen Shqipëri-Kosovë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar. Të pranishëm në komision, për paraqitjen e këtij projektligji, ishin Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda ,si dhe specialist të kësaj ministrie. Masat e menaxhimit të integruar të kufirit , do te shmangin flukset e qytetarëve kryesisht gjate sezonit veror.