Aplikimet për pasaportë apo kartë ID/Shtohen zyrat konsullore për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit

Written by on 21/05/2021

Qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për pajisjen me karta identiteti e pasaporta biometrike në 6 përfaqësi të tjera diplomatike. Ministria e Jashtme njofton se janë hapur zyra të tjera nga muaji janar i këtij viti, konkretisht në Bari, Stamboll, Vjenë, Stokholm, Paris dhe Berlin. Aktualisht janë 14 ambasada dhe konsullata, ku qytetarët mund të marrin shërbim për dokumentet e identifikimit.

Shërbimi ofrohet në ambasadat në Athinë, Romë, Londër, Bruksel, Vjenë, Stokholm, Paris, Berlin dhe konsullatat Selanik, Milano, Mynih, New York, Bari dhe Stamboll./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist