Amerika vendos rregulla të reja për shtetet europiane!

Written by on 15/10/2019

Organizata Botërore e Tregtisë ka autorizuar në mënyrë zyrtare Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të vendosin tarifa deri në 7.5 miliardë dollarë mallra europianë të importit, prej subvencioneve të Airbus nga qeveritë e Bashkimit Europian. Organi i zgjidhjes së çështjes së organizatës, përbërë nga 164 përfaqësues të vendeve anëtare, i ka dhënë mundësi Washingtonit të kundërpërgjigjet ndaj Bashkimit Europian dhe shteteve që prodhojnë Airbus. E drejta e SHBA-së për të vendosur tarifa do të mohohej vetëm nëse të gjitha vendet anëtare do të votonin kundër.Por duket se Washingtoni ende po “shpreson” për një marrëveshje. SHBA ka deklaruar se do të vendosë tarifë deri në 25% për një seri të gjatë produktesh.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist