Agjensitë e udhëtimit në Poloni: Interesi për të vizituar Shqipërinë është rritur me shpejtësi!

Written by on 20/07/2021

Numri i turistëve polakë që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Këtë e raportojnë edhe agjensitë e udhëtimit në Poloni. Pjesa më e madhe e tyre vijnë në Shqipëri përmes paketave turistike, ndërsa të tjerë vijnë edhe në rrugë tokësore me autobusë apo automjetet e tyre. Qeveria shqiptare ka hequr të gjitha kufizimet e lidhura me pandeminë për turistët e huaj, duke mos kërkuar as karantinë, tampon apo vaksinë.

Polakët frekuentojnë kryesisht bregdetin e Golemit, por kohët e fundit preferojnë edhe Vlorën apo Sarandën./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist