Aeroporti shqiptar merr vendimin përfundimtar!
Written by Radio Travel on 20/08/2019
Pas vjedhjeve të bujshme të 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ndryshimet e radhës kanë ardhur në sektorin e menaxhimit. Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i aeroportit ndërkombëtar të Tiranës është zgjedhur Constantin von Alvensleben. Lajmi është bërë i ditur në faqe në faqen zyrtare të aeroportit, ku është theksuar se drejtori i ri do të udhëheqë ekipin menaxhues duke mbikqyrur strategjinë e zhvilimit të kompanisë dhe biznesit, marrdhëniet me qeverinë dhe palët e interesit.