Aeroporti i Tiranës konfirmon 12 fluturime për këtë të shtunë
Written by rt on 28/11/2020
Këtë të shtunë Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza ka konfirmuar 12 fluturime. TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Gjermania, Turqia dhe Italia vazhdojnë të jenë destinacionet më të kërkuara. Listën e plotë të udhëtimeve të konfirmuara e gjeni në faqen zyrtare të Facebook-ut, të aeroportit të Tiranës.