Turqia hap më në fund për turistët kalanë 2900-vjeçare!

Written by on 28/11/2020

Rrënojat 2900-vjeçare të kalasë Altintepe janë hapur më në fund për turistët në zonën e Turqisë Lindore. Kalaja është një nga vendbanimet më të rëndësishme të periudhës Urartu dhe një qendër e rëndësishme e Perandorisë Romake Lindore, e njohur gjithashtu si Perandoria Bizantine. Pas përfundimit të punimeve të gërmimit, ajo është vendosur që të shërbejë si një park arkeologjik. Projekti i parkut është aprovuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të krijuar platforma shikimi, kafene dhe zona ku mund të priten mysafirët e ardhshëm, sapo turizmi të rikuperohet prej goditjes nga pandemia.


Current track

Title

Artist