A është ky viti më i nxehtë i të gjitha kohërave?

Written by on 23/09/2019

Në 5 vitet e fundit janë regjistruar temperaturat më të larta në planetin tonë sipas Kombeve të Bashkuara. Njoftimi është bërë i ditur vetëm pak ditë para se të mbahet samiti i klimës në prani të 60 liderëve botërorë në New York. Të dhënat  kanë konfirmuar tendencën e viteve të fundit të cilat kanë qenë më të ngrohtat të regjistruara që nga viti 1850. Korriku i këtij viti është karakterizuar nga më shumë valë të nxehta, sidomos në Europë duke thyer rekordin absolut të temperaturave. Përqëndrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë do të arrijë një kulm të ri deri në fund të vitit 2019. Planeti ynë do të jetë rreth 3 gradë më i nxehtë në vitin 2100.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist