Mungesa e stafit, problem serioz për kompanitë gjermane!
Written by Radio Travel on 23/11/2021
Mungesa e personelit aktualisht paraqet rrezikun më të madh për industrinë gjermane. Sipas raportit të Shoqatës së Dhomave gjermane për Industri dhe Tregti, 51% e firmave, të paktën, pjesërisht kanë probleme për të gjetur punëtorë. Në vjeshtë, vetëm 32% e firmave raportuan se e kishin këtë problem dhe kjo përqindje i atribuohet pandemisë.
Sipas të dhënave, mungesa më e madhe e punëtorëve është në industrinë e ndërtimit, në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe në inxhinierinë mekanike./radiotravel.al