Si pandemia ‘’vuri në gjumë’’ qytetin që nuk fle asnjëherë, New York!
Written by Radio Travel on 22/11/2021
Duket se me rritjen e numrit të turistëve, dhe me lirshmërinë në udhëtime drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe bizneset kanë filluar të gjenerojnë më shumë të ardhura. Times Square, sheshi më I famshëm I New York, ka pësuar dëmet e saj sa I takon përiudhës së pandemisë. 9 nga 10 biznese në këtë zonë u mbyllën, duke pësuar një dëm të jashtëzonshëm dhe të ndjeshëm në një nga zonat më me jetë të New York.
Mirëpo që atëherë, me zhvillimin e turizmit dhe me vizitorët e huaj që kanë filluar ta vizitojnë sërish këtë vend, tre të katërtat e bizneseve të zonës janë rihapur edhe pse shërbejnë vetëm për ata qytetarë që janë të vaksinuar. E njëjta gjë po ndodh edhe me shfaqjet e Brodway, të cilat kanë filluar të vihen në skenë vetëm për audiencën e vaksinuar.
Radio Travel.al