Australia hap dyert për të gjithë të vaksinuarit duke nisur nga 1 dhjetori.

Written by on 22/11/2021

Sipas parashikimeve të qeverisë australiane, rreth 200,000 studentë të huaj të vaksinuar dhe punëtorë të kualifikuar do të kthehen së shpejti në Australi, pa pasur nevojë të karantinohen. Kjo është masa e radhës që shënon lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve të vendit ndaj pandemisë, javën e ardhshme.

Kryeministri Scott Morrison tha se që nga 1 dhjetori, studentët, punëtorët e kualifikuar dhe udhëtarët me pushime pune që janë vaksinuar do të mund të zbresin në aeroportet e Sidneit dhe Melburnit pa pasur nevojë të aplikojnë për përjashtime. Morrison tha se pret që 200,000 studentë dhe punëtorë të kualifikuar të mbërrijnë deri në janar. Por qeveria ende nuk ka vendosur se kur turistët e përgjithshëm do të mund të kthehen në vend.

Radio Travel.al

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist