Katari vendos vendet evropiane në listën e kuqe të udhëtimit!
Written by Radio Travel on 17/11/2021
Ministria e Shëndetësisë e Katarit ka vendosur Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të tjera evropiane në listën e saj të kuqe të udhëtimit. Pavarësisht nga statusi i vaksinimit, vizitorët e huaj nga këto vende duhet ti nënshtrohen karantinës, kur të mbërrijnë në Katar.
Rregullat e reja zbatohen për të ardhurit nga 21 vende duke përfshirë Malin e Zi, Rumaninë, Rusinë, Serbinë, Turqinë, Britaninë e Madhe etj./radiotravel.al