INSTAT/Pushimet në Shqipëri, ja muajt më të nxehtë
Written by Radio Travel on 17/11/2021
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë 2020-ës, udhëtimet e kryera në Shqipëri për qëllime “Pushime dhe kohë të lirë” janë rritur me 16.9%. Përqendrimet më të larta të udhëtimeve janë regjistruar në muajt qershor, korrik dhe gusht. Numri mesatar i netëve të qëndrimit është 4.6.
Po ashtu statistikat tregojnë se udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 98.7 % të volumit ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi vetëm 1.3 %./radiotravel.al