Si do të jetë moti këtë fundjavë?
Written by Radio Travel on 09/10/2021
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme ndaj për ditën e Shtunë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë hera-herës intervalet e shkurtra me diell. Sipas njoftimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
SHMU informon se nën relativisht të njëjtat kushte atmosferike do të jetë edhe dita e Diel. Sipas informacionit duke nisur nga orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar./radiotravel.al