Rusët drejt Serbisë në kërkim të turizmit vaksinal

Written by on 09/10/2021

Një turizëm vaksinal i përmasave të mëdha po lulëzon në Beograd. Serbia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është një zgjedhje e përshtatshme për rusët sepse ata mund të hyjnë në këtë shtet që e konsiderojnë aleatin e çmuar në Ballkan, pa viza. Udhëtimet e organizuara për rusët që kërkojnë vaksina të aprovuara nga EMA janë rritur dhe ata mund të dallohen lehtësisht në Beograd, nëpër hotele, restorante, bare dhe klinika vaksinimi.

Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Federatës Ruse, ofertat turistike të vaksinimit për rusët që kërkojnë injeksione të miratuara nga BE u shfaqën në treg në mes të shtatorit. Çmimet fillojnë nga 260 deri në 605 euro, në varësi të asaj që përfshihet./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background