Greqia zgjat kufizimet për udhëtimet nga “ajri” deri më 15 tetor!
Written by Radio Travel on 09/10/2021
Direktivat ajrore në lidhje me udhëtimet ndërkombëtare dhe vendase do të zgjatet për një javë tjetër sipas autoriteteve në Greqi. Autoriteti Grek i Aviacionit ka zbuluar se rregullat aktuale të hyrjes do të mbeten në fuqi për udhëtarët deri të premten më 15 tetor.
Sipas deklaratës, udhëtarët e pavaksinuar nga disa vende të treta do të vazhdojnë të lejohen në vend duke siguruar një arsye të nevojshme për udhëtimin. Shqipëria vazhdon të jetë pjesë e kësaj liste./radiotravel.al