Këto janë dy shtetet që kanë vendosur data skadimi për pasaportat e vaksinave
Written by Radio Travel on 07/09/2021
Ndërsa varianti delta shumë i transmetueshëm i COVID-19 vazhdon të prekë thellësisht vendet në mbarë botën, qeveritë përpiqen të gjejnë masa efektive që do të ndihmonin për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Vendimi i disa vendeve evropiane për të vendosur data të skadimit të vaksinës për udhëtime e bën këtë proces më të komplikuar dhe madje shkakton konfuzion për udhëtarët. Aktualisht Kroacia ka vendosur një datë skadimi të certifikatës së vaksinimit, 210 ditë pas dozës së dytë.
Austria është bërë vendi i dytë që ndjek një rrugë të tillë dhe ka caktuar një datë skadimi për pasaportat e vaksinës COVID-19 pas 270 ditësh. Të gjithë udhëtarët që planifikojnë të hyjnë në Austri duhet të jenë të vetëdijshëm për ndryshimet e reja./radiotravel.al