Plazhin e Shëngjinit e frekuentojnë më tepër pushues nga Kosova
Written by Radio Travel on 03/08/2021
Turistët nga Kosova edhe këtë vit kanë zgjedhur plazhin e Shëngjinit për pushimet e tyre. Plazhet më të frekuentuara në këtë zonë janë ato që njihen me emrat “Rana e Hedhun”, plazhet e Kunes dhe Tales.
Bashkia e Lezhës shprehet se po tregon kujdes dhe vëmendje për gjithë bregdetin dhe zonat e tjera turistike, për të krijuar kushtet e nevojshme që pushuesit të kalojnë një sezon turistik të qetë e komod./radiotravel.al