Është zyrtare! Varianti Delta mbërrin në Shqipëri!

Written by on 26/07/2021

Në Shqipëri ëshë konfirmuar mbërritja e variantit Delta. Ministria e Shëndetësisë me anë të një deklarate ka njoftuar se pas testeve virologjike të dërguara për ekzaminim në Gjermani, është vërtetuar se varianti “delta” i koronavirusit është prezent edhe në vendin tonë. Për këtë arsye, Ministria apelon apelon qytetarët të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, pasi kjo redukton mundësinë e infektimit dhe shmang në shkallë të lartë fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist