4 muaj pas marrëveshjes, patentat shqiptare në Itali vijojnë të mos njihen!
Written by Radio Travel on 24/07/2021
Cështja e njohjes së patentave të emigrantëve shqiptarë në Itali vijon të mbetet pezull. Ndonëse kanë kaluar 4 muaj nga firmosja e marrëveshjes, emigrantët shqiptarë në vendin fqinj shprehen se konvertimi i lejeve të drejtimit ende nuk mund të kryhet.
Më 12 mars, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua në Itali me homologun Luigi di Maio ku u arrit marrëveshja për njohjen e patentave, por që prej atëherë procesi vijon të zvarritet./radiotravel.al