Boris Johnson jep lajmin e mirë/Nga 19 korriku mund të hiqet çdo kufizim!
Written by Radio Travel on 06/07/2021
Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar heqjen e pothuajse të gjitha kufizimeve të mbetura prej Covid-19 në Angli nga 19 korriku. Sipas planeve, bizneset do të jenë në gjendje të kthehen me kapacitet të plotë, klubet e natës do të rihapen dhe stadiumet sportive do të jenë në gjendje të mirëpresin turma më të mëdha.
Për shumicën dërrmuese të sipërmarrësve, 19 korriku nëse konfirmohet javën e ardhshme do të jetë hera e parë në 16 muaj që ata do të mendojnë për fitime monetare./radiotravel.al