Përhapja e vaksinave po shkatërron turizmin në disa vende!

Written by on 06/07/2021

Përhapja e pabarabartë e vaksinave shkatërron vendet në zhvillim, që janë shumë të varura nga turistët e huaj. Në një raport të botuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin bëhet e ditur se rënia e turizmit mund t’i kushtojë ekonomisë botërore deri në 4.8 trilionë dollarë për vitin 2020 dhe 2021.

Në studim parashikohet një ulje prej 75% e hyrjeve turistike në vendet me norma të ulëta vaksinimi, krahasuar me një ulje prej 37% në vendet që kanë të vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë. 120 milionë vende pune në turizëm në të gjithë botën, janë ende të kërcënuara./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist