Rritet ndjeshëm fluksi në Kapshticë dhe Kakavijë
Written by Radio Travel on 05/07/2021
Që prej hapjes së pikave kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, vetëm gjatë dy ditëve, kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 3300 shtetas te huaj dhe qytetarë shqiptarë. Sipas Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Emigracionit gjatë 24 orëve të fundit, nga kjo pikë kanë hyrë 1247 dhe kanë dalë 814 shtetas. Mëngjesin e së dielës u regjistrua një fluks i theksuar lëvizjeje.
Autoritetet greke njoftuan hapjen e pikave të kalimit kufitar më 2 korrik, por me rregulla për shkak të situatës me Covid 19./radiotravel.al