Danimarka, gati të mirëpresë turistët nga deti!
Written by Radio Travel on 22/06/2021
Më në fund Danimarka do të mirëpresë mysafirët që vijnë nga deti. Vendimi hyn në fuqi ditën e shtunë, por gjithsesi duhet thënë se Danimarka pranon vetëm turistët e vaksinuar me dy doza të vaksinës të pranuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Kritikët thonë se pritja ka qenë tepër e gjatë dhe për fat të keq, pjesa më e madhe e sezonit të lundrimit 2021 në Danimarkë ka kaluar tashmë./radiotravel.al