Parashikimi/Linjat ajrore rikuperojnë humbjet në 2023!
Written by Radio Travel on 27/05/2021
Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror numri global i pasagjerëve në udhëtimet ajrore do të kthehet në nivelet e para krizës pandemike në vitin 2023. Sipas parashikimeve në 2023 pritet të tejkalohet niveli i 2019 dhe të arrihen 5.6 miliardë pasagjerë deri në fund të dekadës.
Përsa i përket këtij viti, numri i udhëtarëve të linjave ajrore në të gjithë botën pritet të përfaqësojë 52% të nivelit të para krizës./radiotravel.al