Greqia dhe Spanja gati për verën, heqin kufizimet ndaj britanikëve!
Written by Radio Travel on 24/03/2021
Teksa stina e verës afrohet gjithnjë e më shumë, Greqia dhe Spanja po përgatiten për të lehtësuar kufizimet me Mbretërinë e Bashkuar. Nga muaji tjetër Greqia do të pranojë pasagjerët e mbërrritur nga ky destinacion, ndërkohë që nga 30 marsi Spanja do të lejojë hyrjen e fluturimeve nga Britania.
Megjithatë pavarësisht kësaj, Britania e Madhe dekurajon të udhëtuarit, duke gjobitur me 5000 paund qytetarët që dalin jashtë kufijve pa një arsye esenciale./radiotravel.al