Raporti/ Aeroportet ende të papërgatitura për rikuperimin e udhëtimeve!
Written by Radio Travel on 23/03/2021
Shumica e aeroporteve kanë përqendruar përpjekjet e tyre në sigurinë e pasagjerëve, prandaj kanë ndërmarrë masa të tilla si testimi dhe sigurimi i distancës fizike e sociale për udhëtarët e tyre. Por një audit i fundit i 250 aeroporteve më të mira në botë, i ndërmarrë nga “Airport Dimensions” tregon se jo të gjitha janë të përgatitura për një marrëdhënie të re dixhitale me pasagjerët.
Sipas studimit, në përgjithësi vetëm 6% e aeroporteve më të mira në botë aktualisht mund të ofrojnë një përvojë udhëtarësh plotësisht të sigurt.
Veçohen “Heathrow”, “Singapore Changi”, “Dublin” dhe “Auckland”./radiotravel.al