Nga java e ardhshme Greqia lehtëson masat kufizuese
Written by Radio Travel on 20/03/2021
Nga java e ardhshme pritet që Greqia të lehtësojë kufizimet në kuadër të planit për të rihapur gradualisht ekonominë. Edhe pse spitalet mbeten nën presion për shkak të infeksioneve të larta, parqet arkeologjike dhe sallonet e bukurisë do të hapen duke filluar nga e hëna.
“Ne e kuptojmë lodhjen që ka ardhur nga kjo situatë, ndaj teksa moti përmirësohet qëllimi është të shfrytëzojmë hapësirat e jashtme, që siç e dimë janë më pak infektuese se ato të mbyllura”, tha Nikos Hardalias, ministër i Mbrojtjes Civile./radiotravel.al