Del zyrtarisht versioni kinez i certifikatës së shëndetit për udhëtimet
Written by Radio Travel on 09/03/2021
Është publikuar zyrtarisht versioni kinez i certifikatës ndërkombëtare për udhëtimet. Certifikata është e disponueshme në programin WeChat. Ajo përmban një kod për departamentet përkatëse të vendeve të ndryshme për të verifikuar vërtetësinë e saj dhe për të lexuar informacionin personal.
Përveç ekranit elektronik, ajo mund të gjenerohet edhe në versionin letër. Certifikata përfshin testin e acidit nukleik, rezultatet e antitrupave, vaksinimin ose jo dhe informacione të tjera./radiotravel.al
Tagged as certifikata kineze