Nga 28 dhjetori, rregulla të reja për Britanikët që udhëtojnë në SHBA!

Written by on 26/12/2020

Duke nisur nga 28 dhjetori, të gjithë pasagjerëve të linjave ajrore që mbërrijnë nga Britania në SHBA do t’u kërkohet testi i koronavirusit që të jetë kryer brenda 72 orësh me përgjigjen negative. Vendimi vjen pas shqetësimeve të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit që ka shpërthyer në Britani. SHBA nuk ka vendosur të bllokojë kufijtë me Britaninë, siç ka vendosur shumica e  BE-së.  Ndërsa Britania ka ndaluar udhëtimet për shumë qytetarë, për shkak të rrezikut të përhapjes së mutacionit të virusit.


Current track

Title

Artist