Edhe Shqipëria si bota, ndalon të gjitha fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar!

Written by on 22/12/2020

Edhe Shqipëria i është bashkuar listës së shteteve që ka vendosur të ndalojë të gjitha lëvizjet për/dhe nga Mbretëria e Bashkuar.  Kjo masë vjen si reflektim i zhvillimeve më të fundit pas daljes së një versioni të ri të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar dhe do jetë në fuqi për Shqipërinë nga ora 14:00 e ditës së sotme deri më 6 janar të 2021. Autoriteti i Aviacionit Civil i rekomandon pasagjerët të ndjekin njoftimet zyrtare dhe për çdo sqarim të kontaktojnë shoqëritë ajrore të këtij destinacioni.


Current track

Title

Artist