Këto janë urat e bllokuara deri në një njoftim të dytë të autoriteteve!
Written by Radio Travel on 27/11/2019
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka ngritur grupet e punës për evidentimin e dëmeve nga tërmetit. Grupet e punës janë në terren duke kryer konstatimet për çdo objekt . Pas tërmeteve të përsëritura, është marrë vendimi për mbylljen e mbikalimit të Shkozetit për shkak të disa dëmtimeve, si dhe janë marrë masat e duhura për devijimin e trafikut. Në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem. Nga inspektimi vizual në terren ka rezultuar se urat e rajonit Jugor nuk ka problem.